Nisin negociatat për formimin e Qeverisë

Aktuale

Nisin negociatat për formimin e Qeverisë

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 08:42
Qeveria e Kosovës

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ua ka dhënë dritën e gjelbër subjekteve politike që brenda një muaji ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

Zyrtarët e koalicionit PDK-AAK-Nisma janë shprehur të bindur se do ta bëjnë qeverinë pa asnjë problem.

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka siguruar mandatin e deputetes, ka thënë për epokaere se Ramush Haradinaj tashmë i ka nisur negociatat për këtë çështje me individë dhe subjekte politike dhe, sipas saj, shumë shpejt do të formohet qeveria e re.

Kurse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë bërë thirrje të formohet një qeveri e fortë, pasi ajo para vetes do të ketë shumë sfida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat