Haradinaj i bën ftesë Mustafës dhe Ymerit, ja ku do të mbahet takimi

Aktuale

Haradinaj i bën ftesë Mustafës dhe Ymerit, ja ku do të mbahet takimi

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 12:11
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, tha se Qeveria e Kosovës, do të formohet në afat rekord, ashtu siç ka deklaruar disa herë deri më tani.

Ai në një konferencë për media,  bëri të ditur se i ka dërguar letër për takim liderit të VV-së  Visar Ymerit dhe atij të LDK-së Isa Mustafës, Listës serbe dhe minoriteteve tjera,  për një takim, për të cilin tha se ka propozuar të mbahet nesër, me qëllim që të hënën që vjen, të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dhe menjëherë pas saj ajo për formimin e Qeverisë.

Haradinaj: Qeverinë do ta kemi në afat rekord, i kam thirr në takim VV-në e LDK-në

“Deri sot një jave me mund me mbajt seancën konstituive dhe pas seancës konstituive, menjëherë  pa humbur kohë të mbajmë dhe seancën për formimin e qeverisë, për votimin e qeverisë. Qëllimi është që këtë javë nga sot deri të hënën tjetër me shfrytëzu, me i kry punët përgatitore me përmbyll marrëveshjet politike dhe me i dhanë Kosovës qeverinë në kohë rekord, ashtu siç jam deklaruar çdoherë...Kam propozuar  takim për nesër me VV, me zotin Visar Ymeri dhe kolegët e kryesisë. Kam propozuar takim me LDK-në dhe i kam kërkuar me shkresë zotit Mustafa e kolegëve të LDK-së nesër. takimi kam propozuar të mbahet në ndërtesën e Parlamentit, në Zyrat e grupit parlamentar tonin të AAK-së ose të VV-së , ose të LDK-së. Njëjtë do të konsultohem dhe me Listën serbe dhe me komunitetet tjera jo serbe. Njëkohësisht nuk do të ndalem me fol me çdo deputet të kuvendit të zg jedhur. Tani detaje tjera nuk kam për ju. Ajo që muj me siguru Kosovën, është që Qeverinë do ta kemi ashtu siç jemi deklaruar me kohë, në afat rekord. Pra nuk do të humbim kohë”, tha ai.

Ndërsa tha se përparësi i jep një koalicioni sa më të gjerë me subjekte politike, duke u bërë thirrje dhe deputetëve që ta përkrahin formimin e Qeverisë.

Haradinaj: Përparësi i jap një koalicioni të gjere

 “Si i nominuar përparësi i japë një koalicioni sa më të gjerë, me subjektet politike. Kuptohet duke i bërë thirrje të sinqertë deputetëve të zgjedhur të kuvendit të Kosovës, që të përkrahin qeverinë që iu propozojmë”, tha ai.

 Ndërsa i pyetur se a është i gatshëm të tërhiqet nga koalicioni PAN dhe të bashkëpunojë me VV dhe LDK-në për formimin e Qeverisë, Haradinaj tha se nuk do të shkojnë prapa, por vetëm përpara.

Haradinaj: Ne po shkojmë përpara, jo prapa

“Ne po shkojmë përpara, jo prapa. Vetëm përpara po shkojmë. Hapat e mbetur, ato që i kem kry ato nuk diskutohen më. Po shkojmë përpara”, tha ai.

Ndërsa sa i përket takimit me ambasadorin e  SHBA-be Greg Delawie, Haradinaj tha se ishin konsulta të rregullta të cilat ndodhin në vazhdimësi, ku  bisedojnë për të gjitha temat që janë në interes për vendin

***

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj ka treguar se i dërguar një letër kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri, kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe krerëve të Listës Serbe me qëllim që deri sot një javë të mbahet seanca konstituive dhe pas saj të mbahet seanca për formimin e Qeverisë.

Haradinaj pret  që nga sot deri të hënën tjetër të përfundojnë punët në mënyrë që t’i ipet Kosovës Qeverinë në afat rekord.

“Për nesër kam propozuar takim me Visar Ymerin dhe Isa Mustafën.

Kam propozuar që takimi të mbahet në zyrat e Kuvendit.  Nuk do të ndalemi me fol me çdo deputet të zgjedhur të Kuvendit.  U siguroj që Qeverinë do ta kemi në afat rekord. Si i nominuar përparësi i jap një koalicioni sa më të gjerë”, tha Haradinaj.

Sa i përket takimit me ambasadorin amerikan Greg Delawie që u mbajt para mbledhjes së Kryesisë Haradinaj tha se kanë konsulta të rregullta për të biseduar për temat që janë në interes të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat