Paralajmërimet e publikimeve diverse theksojnë shpesh që Europa po humb Ballkanin perëndimor.
Sipas Burkhard Bischof, Europa ka akoma 28 shtete, që merren së tepërmi me defektet e saja dhe e shohin me injorancë dhe çinteresim pjesën e saj juglindore. Ai citon për “Die Presse” mediat tjera perëndimore se çfarë shkruajnë për Ballkanin perëndimor.
„Europäische Rundschau“ ka humbur krejtësisht sytë e saj nga rajoni ballkanik dhe në revistën e fundit (2/2017) Vedran Dzihic ka shkruar edhe për një “Bombë të kurdisur”. “Burrat e fuqishëm për të ruajtur pushtetin e tyre krijojnë një teknikë të re të sundimit duke luajtur me nacionalizmin.”
Gjithashtu „Der Spiegel“ (26/2017) e karakterizon Ballkanin perëndimor si të “Humburit e Kontinentit” dhe paralajmëronte: „Projektit europian i është kthyer shpina. Që BE humbet ndikimin e sigurisë dhe mirëqenies, është po aq e kuptueshme sa edhe e rrezikshme. Kjo lojë e rrezikshme mund të kthejë ndryshimin e kufijve me atë që mund të quhet Shqipëria e madhe ose Serbia e madhe.”
Sipas magazinës polake „The New Eastern Europe“ nëse BE e humbet Ballkanin perëndimor atëherë askush nuk mund të garantojë se banorët e saj të frustruar të mos kthehen në viktimë për Putinin dhe Erdoganin.
“Jo vetëm Serbia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi mund të jenë pjesë e ndikimit të fshehur rus dhe turk respektivisht, por e rrezikuar është edhe anëtarja e BE, Kroacia,” përcjell botasot.info fjalën e shkrimtari Miljenko Jergovi?.
Rrezik tjetër shihet rritja e ekstremizmit musliman në Bosnjë, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, që kanë eksportuar një numër të madh të xhihadistëve drejt Lindjes së Mesme. Pas rikthimit në vendlindje ata mund të jenë një katalizator i shpërthimit të konflikteve të reja në Ballkanin perëndimor.
Dhe në fund është paralajmërimi i shkrimtarit Jergovic. “Akoma nuk e ka humbur Europa Ballkanin. Por do e humbet shpejt, nëse ajo paraqitet e verbër përballë zhvillimeve të fundit”./Bota sot