Koalicioni i përbërë nga LDK, AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi kanë mbajtur sot takim.
Kanadidati për kryeministër i koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka thënë se janë unik në qëndrimet e tyre, tashmë të njohura, përcjell Bota sot.
“Presim që sa më parë të ftohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Sot, pasi u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve, u takuam me deputetet e Grupit Parlamentar te koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Levizja per Drejtesi.
Koalicioni eshte unik ne qendrime, qe tanime jane te njohura. Presim qe sa me pare te ftohet seanca konstituive e Kuvendit te Kosoves. Nuk ka kohe per te humbur.