Hamza: Ndihma e FMN-së në funksion të zhvillimit të reformave strukturore

Aktuale

Hamza: Ndihma e FMN-së në funksion të zhvillimit të reformave strukturore

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 11:55
Konferenca e nivelit të lartë e organizuar nga FMN-ja dhe Banka Nacionale e Kroacisë

Guvernatori i BQK-se, Bedri Hamza, ka thënë se ndihma e FMN-së ka qenë domethënëse në funksion të zhvillimit të reformave strukturore, hartimit të legjislacionit modern në fushën e ekonomisë dhe financave nëpërmjet asistencave teknike.

Hamza është duke marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë e organizuar nga FMN-ja dhe Banka Nacionale e Kroacisë, e cila po mbahet në qytetin e Dubrovnikut. Tema bosht e konferencës është "Përshpejtimi i konvergjencës në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore".

Përveç guvernatorëve e ministrave të financave të shteteve të Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, në konferencë po merr pjesë edhe Drejtorja Menaxhuese e FMN-së, Christine Lagarde.

Në kuadër të konferencës, guvernatori Hamza ka marr pjesë në një tryezë diskutimi me drejtoren menaxhuese të FMN-së, Christine Lagarde, në të cilën ka folur për rolin që ka pasur FMN-ja për zhvillimin ekonomik në Kosovë. 

Me këtë rast, guvernatori Hamza ka theksuar që ndihma e FMN-së ka qenë domethënëse në funksion të zhvillimit të reformave strukturore. Ai po ashtu nuk ka lënë anash pa përmendur as ndihmën financiare, duke kërkuar njëkohësisht konsistencë më të madhe në qëndrimet e FMN-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat