"Koalicioni PAN do ta rrëzoj marrëveshjen për demarkacionin, do të nis procesin nga fillimi"

Aktuale

"Koalicioni PAN do ta rrëzoj marrëveshjen për demarkacionin, do të nis procesin nga fillimi"

Nga: H.O. Më: 11 korrik 2017 Në ora: 12:55
Demarkacioni

Anëtari i kryesisë së Nismës Bilall Sherifi në një postim në Facebook thotë se ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është kompetencë e Kuvendit dhe jo e Qeverisë.

Sipas tij, sipas Kushtetutës së Kosovës, çështja e demarkacionit i ngarkohet parlamentit. Andaj sipas tij, kur legjislatura e re të filloj punën do të rrëzohet marrëveshja aktuale për demarkacionin dhe do të filloj një proces i ri.

Postimi i plotë:

Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kompetencë e Kuvendit dhe jo e Qeverisë!

Kushtetuta e Kosovës, përkatësisht neni 18 paragrafi 1 dhe 2, ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, sikur që është marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ekskluzivisht ia ngarkon Parlamentit dhe jo Qeverisë.

Prandaj, sapo të fillojë punën legjislatura e re, versioni aktual i shënimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të rrëzohet, në mënyrë që proceduralisht t'i hapet rruga fillimit të një procesi të ri!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat