Hoti: Ne jemi të vetmit që mund të garantojmë rrugën euro-atlantike të Kosovës

Aktuale

Hoti: Ne jemi të vetmit që mund të garantojmë rrugën euro-atlantike të Kosovës

Nga: P.R Më: 11 korrik 2017 Në ora: 13:27
Avdullah Hoti, Lumir Abdigjiku, Driton Selmanaj e Ilir Deda

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, përmes një fotografie të postuar në facebook, ku shihet me 3 deputetët e rijnë nga ky koalicionin, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj e Ilir Deda, ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e LDK-së.

Sipas Hotit, vetëm ata që mund të garantojnë rrugën euro-atlantike të Kosovës.

“Konsultime intenzive. Qendrime te qarta per t'ju qendruar besnik qytetareve te vendit dhe votuesve tane. Ne jemi te vetmit qe mund te garantojme rrugen euro-atlantike te Kosoves. Ne jemi te vetmit qe kemi ekspertize unike dhe perparimtare, ide te reja dhe entuziazem te larte, te gjitha keto ne nje ekip te vetëm”, ka shkruar Hoti, përcjellë "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat