Nënkryetari i PDK-së futë në lojë Rusinë kur flet për krijimin e Qeverisë së re

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së futë në lojë Rusinë kur flet për krijimin e Qeverisë së re

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 22:44
Rexhep Hoti

Rexhep Hoti, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur edhe një herë për krijimin e Qeverisë.

I njohur për deklaratat e tij servilosëse ndaj liderit të PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-liderit tash presidentit, Hashim Thjaçi, Hoti është i njohur edhe për deklaratat pompoze dhe kontroverse.

Së fundmi, kur ka folur për krijimin e Qeverisë së re,  e ka futur në lojë edhe Rusinë

“Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë ruse, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të dhunuesve, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të fundamentalizëve radikal të cilët edhe atdheun e kanë vënë si një copë leckë për ta shitur, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të korruptuar dhe kriminalizuar”, ka thënë Hoti,

Më pas Hoti ka treguar sesi do të ndërtohet sipas tij Qeveria e re.

“Qeveria e ardhshme do të ndërtohet me votë të ministrave të pastër të cilët janë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha mes tjerash Hoti.

Hoti po ashtu tha se ata që kanë menduar se mund të marrin votë me ndihmën e rusëve kanë gabuar, duke mos treguar se për kënd saktësisht e ka fjalën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat