Pacolli për Ramën: Ka ndarë pushtetin me opozitën, ka ulur tensionin politik

Aktuale

Pacolli për Ramën: Ka ndarë pushtetin me opozitën, ka ulur tensionin politik

Nga: A.M. Më: 12 korrik 2017 Në ora: 20:53
Behgjet Pacolli dhe Edi Rama

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli për mes një postimi në profilin e tij në Facebook ka lavdëruar Kryeministrin Shqiptarë Edi Rama.

Përmes këtij postimi në Facebook, Pacollli i ka dhënë mbwshtetje Ramës që të vazhdoj në këtë këtë linjë, në këtë sjellje, pse krejt çka bën vlen si model për Kosovën.

Po ashtu, ai i ka sugjeruar që të vazhdoje të ndaje pushtetin me opozitën, të vendosje në krye të institucioneve njerëz të saj.

Postimi i plotë:

Shiqoni si vepron Edi Rama...

Gjithmonë ndjek me vëmendje çfarë ndodh në Shqipëri! Çfarë bën miku ynë Edi Rama!

Vërejeni si vepron lokalisht dhe si mendon globalisht! Me krejt çfarë ka vepruar, ka dalë prej suazës së interesit partiak. Ka dalë prej suazës së interesit personal, qoftë para fushatës, qoftë pas fushatës në votimet që i fitoi veç ai.

Ka ndarë pushtetin me opozitën, ka ulur tensionin politik. E kjo nuk po ndodh vetëm brenda Shqipërisë: Edi Rama po rrit peshën e vet si politikan, po rrit peshën e Shqipërisë në samitet ndërkombëtare, si ndodhi në samitin e naftës në Turqi, apo në samitin e Triestes të vendeve të Ballkanit.

Vazhdo miku im, vazhdo kështu në këtë linjë, në këtë sjellje, pse krejt çka bën vlen si model për Kosovën. Do të kisha sugjeruar të vazhdoje të ndaje pushtetin me opozitën, të vendosje në krye të institucioneve njerëz të saj.

Ti e kupton mirë çka do të thotë kjo: kjo do të thotë që partitë politike të humbasin vlerën.

Kjo do të thotë që të mos ketë konfliktualitet partiak, shoqëror, por fuqinë ta marrin institucionet e drejtësisë, ndërmarrësia. Kjo do të thotë që institucionet të fuqizohen.

Kjo do të thotë qytetari të marrë fuqinë që meriton. Kjo do të thotë që me u marr më shumë me ekonominë se me fjalë boshe, se me sherre komike. Vazhdo vëllau im, se çdo gjë që bën ti tash, ne në Kosovë po e ndjekim me vëmendje të madhe.

Me shpresën që dhe politika jonë të kuptojë se ç’duhet të bëjë në këtë moment të veçantë që po kalon Kosova !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat