Çka duhet të dini për ligjin e ri për automjete

Aktuale

Çka duhet të dini për ligjin e ri për automjete

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 19:59
Ilustrim

Ligji i ri për automjete që ka hyrë në fuqi nga muaji i kaluar ka sjellë shumë ndryshime në disa norma për regjistrimin e automjeteve. Aty përfshihen gjoba të majme në para. Kushte mbi pronësinë e automjetit e deri tek ndërrimi i targave. Madje, bëhet e ditur se qytetarët e Kosovës nuk do të mund të kenë mbi vete as veturë nëse s’kanë patentë-shofer.

Media sjellë në detaje disa pjesë të këtej ligji që qytetarët duhet t’i dinë.

Nëse deri tash në Kosovë çdo kush ka mundur të ketë mbi vete një veturë, tani gjerat kanë ndryshuar. Këtë te drejt do ta gëzojnë vetëm ata që posedojnë edhe patentë-shofer.

Ky është vetëm njëri nga ndryshimet që kanë ndodhur me Ligjin e ri për automjete që ka hyrë në fuqi më 27 qershor 2017.

“Përdoruesi i mjetit ose bartësi i së drejtës së përdorimit të mjetit mund të jetë vetëm personi i cili posedon patentë shoferin valid për kategorinë e mjetit që përdoret”, thuhet në ligjin për automjetet.

Ata që kanë gjoba të pa paguara në komunikacion do të duhet t’i paguajnë, ndryshe nuk do të mund ta regjistrojnë veturën.

Me hyrjen e këtij ligji në fuqi ka ndryshuar edhe çështja e regjistrimit të veturës më rastin e ndërrimit të pronësisë.

“Pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor”.

Tani, pasi që të ndërrohet pronësia e automjetit, shitësi i automjetit obligohet që ta çregjistrojë automjetin.

Me këtë ligj, pronari i mjetit duhet t’i ndërroj targat e regjistrimit me të reja nëse njëra nga targat i ka humbur, dëmtuar, shkatërruar, amortizuar deri në atë masë që bëhet e papërdorshme.

” Dënohet me gjobë nga njëqind (100) € personi i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni”.

10 mijë euro gjobë për ndërrim të kilometrave

Në Kosovë është thënë se shumë herë ka ndodhur që veturave të vjetra t’u ndryshohen kilometrat e kaluara, ato shiten me më pak kilometra në pedometër. Por, me hyrjen në fuqi të Ligjit për Automjete, kjo dukuri pritet të marr fund. Ligji i ri parasheh ndëshkime të rënda për personat që i ndryshojnë kilometrat e automjetit

Kështu, në pesë pikat e Nenit 73 të Ligjit të ri për automjete, thuhet se subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollimit teknik të mjeteve janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit – leximin e pedometrit.

“Dënohet me gjobë 2,000 euro, personi fizik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit. Dënohet me gjobë 10 mijë euro personi juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të

mjetit. Dënohet me gjobë 1,000 euro personi përgjegjës i personit juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit”, qartësohet në Ligj.

Ndryshimi i Ligjit për automjete i ka prekur edhe adhuruesit e motoçikletave. Të gjithë ata që kanë motoçikletë me kapacitet mbi 125 cm kubik, nga 27 qershori i këtij viti nuk mund t’i regjistrojnë ato pa pasur patentë shoferë të kategorisë “A”.

“Dispozitat e nenit 50 dhe 51 të këtij ligji nuk vlejnë për moped dhe motoçikleta, kapaciteti i punës së motorit tek të cilat nuk është më i madh se 125 cm kubik dhe fuqia e motorit nuk është më shumë se deri 11 kë si dhe proporcioni i fuqisë së motorit të mjetit me masën e mjetit nuk tejkalon 0.1 kë”.

Tre muaj vozitje me pronar të huaj

Ligji i ri për automjete ka sjellë ndryshime edhe në disa norma për mjetet e regjistruara në shtetet e tjera.

Kështu me këto ndryshime në norma, mjetet e regjistruara në vendin e huaj dhe më pronësi të shtetasve të huaj, mund të marrin pjesë në trafik në Kosovë, për një periudhë kohore jo më të gjatë se 3 muaj që nga data e hyrjes.

E njëjta vlen edhe për mjetet e regjistruara në vende të huaja, por që janë në pronësi të qytetarëve të Kosovës me qëndrim të përhershëm ose përkohshëm jashtë Kosovës, mirëpo ata duhet ta kenë të rregulluar lejen e qëndrimit, të përhershme ose të përkohshme, si dhe ta tregojë atë më kërkesën e personit të autorizuar.

Ndryshim tjetër në këtë ligj për këto mjete është se shtetaset kosovar nuk mund ta drejtojnë këto mjete pa prani të pronarit dhe as të autorizohet që i njëjti të qarkullojë me atë mjet në Kosovë.

Në këtë ligj ka ndryshime edhe për import të automjeteve nga vendet jashtë Kosovës, ku qytetarët që nuk e kanë të rregulluar qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm nga vendi ku është importuar automjeti, u lejohet të marrin pjesë në trafik rrugor deri 8 ditë nga data e hyrjes së automjetit në Republikën e Kosovës.

200 euro është dënimi me të cilin mund të dënohen më gjobë shoferi ose personi që e drejton automjetin në trafikun rrugor në kundërshtim me rregulla.

Por, kjo gjobë rritet për shoferët e mjeteve komerciale.

“Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej dyqind e shtatëdhjetë (270.00) euro shoferi i mjeteve komerciale si: autobusëve, mjeteve të transportit me masën më të madhe se 3500 kg, mjeteve për transportin e materieve të rrezikshme, nëse i njëjti merr pjesë në trafikun rrugor më tepër se tetë (8) ditë nga data e hyrjes së mjetit në Kosovë.

Dënime edhe për moskujdes ndaj targave

Dënime janë paraparë edhe për qytetarët që nuk kujdesen për targat e automjeteve dhe ndërrimin e tyre.

Sipas nenit 59, i cili flet për përmbajtjen e targave të regjistrimit i ndalon shoferët në ndryshimin e targave, pas regjistrimit të tyre nga organi kompetent për regjistrimin e mjetit nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ato po ashtu duhet të jenë të vendosura në vendin e paraparë dhe të mund të jenë të lexueshme.

“Targat regjistruese duhet të përforcohen ashtu që të qëndrojnë në mënyrë permanente në vendin e duhur.”

Personat të cilët nuk i përmbahen këtyre rregullave të vendosura nga Qendrën për Automjeteve në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të dënohen me gjobë prej 60 euro.

Ndërsa do të dënohen me gjobë prej 100 euro nëse bien në kundërshtim me nenin 1 të ligjit “Ndërrimi i targave të regjistrimit”.

Sipas këtij ligji personat duhet t’i targat e regjistrimit me ato të reja nëse ato janë humbur, dëmtuar apo shkatërruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat