Kosova dëmtohet nga dialogu me Serbinë në nivel presidentësh

Aktuale

Kosova dëmtohet nga dialogu me Serbinë në nivel presidentësh

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 korrik 2017 Në ora: 18:15
Muhamet Mustafa

Ish deputeti dhe anëtari i LDK-së Muhamet Mustafa, në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ka thënë se Kosova mund të hyj në një krizë politike, nëse zvarritet formimi i institucioneve të reja.

Po ashtu, Mustafa ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të kalojë në nivel presidentësh sepse kuvendi i Kosovës duhet të jetë në mbikëqyrje të plotë, ndërsa nuk ka besim se dialogu i drejtuar nga Presidenti do të mund të mbikëqyret. 

“Bota sot”: A do të duhej të kalonte dialogu me Serbinë në nivel presidentësh?

Muhamet Mustafa: Nuk e di që do ka dalë në nivel presidentësh, por nuk duhet të kalojë në këtë nivel sepse kuvendi i Kosovës duhet të jetë në mbikëqyrje të plotë të dialogut, temave, dilemave, problemeve të dialogut kërkojnë angazhim më shumë se sa kur kanë qenë më herë,  nuk jam i sigurt nëse do të udhëhiqej në nivel presidentesh do të mund të mbikëqyret. Do t’i thosha Presidentit që mos ta marrë një barrë të tillë sepse mund ta dëmtojë veten dhe Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat