Konjufca thotë se Vuçiq nuk e do Malishevën por Zveçanin

Aktuale

Konjufca thotë se Vuçiq nuk e do Malishevën por Zveçanin

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 00:26
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti i zgjedhur me 11 qershor ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili në një intervistë të sontme dhënë në mediat serbe tha the Serbia e ka gënjyer vetën kur ka thënë se mund dhe do të qeverisë me Kosovën.

Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të jetë realiste dhe racionale në raport me Kosovën.

“Duhet të jemi realistë, racionalë dhe seriozë kur pyesim njerëzit se si do të kemi pushtet serb në Malishevë dhe Shtime? Ne dëshirojmë të gënjejmë veten tonë, publikisht. Kjo është çështje historike dhe është e vështirë ta fajësojmë Millosheviqin për këtë”, ka thënë Vuçiq.

E Glauk Konjufca komentoi këto deklarata duke thënë se deklarimet e tilla të Vuçiqit janë thjesht për të marrë poenë politik në Bruksel.

“Deklaratat e tilla për janë për të ndërruar imazh në Bruksel. Kur Vuçiq flet se nuk mund të qeverisë në Malishevë. Ajo është një deklaratë shumë mallëngjyese për politikanët në Bruksel”, ka thënë Konjufca.

Më pas ai ka pasur një pyetje për Vuçiqin.

“Por me ja bo pyetjen a do të qeverisësh në Zveçan? E atëherë ai do të thoshte se duhet të bëjmë një marrëveshje”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, Vuçiq është duke luajtur lojë të dyfishtë duke dalë si një president pro evropian një ditë e tjetrën si një politikan që thotë se Serbia duhet të orientohet nga Rusia por me një marrëveshje me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat