Shokuese: Ja sa mijëra euro janë dhënë për vrasjen e familjes Hajra

Aktuale

Shokuese: Ja sa mijëra euro janë dhënë për vrasjen e familjes Hajra

Nga: B.S Më: 25 korrik 2017 Në ora: 21:32
Vëllezërit Ramadani

Faton Ramadani, vëllai i Burim e Arsim Ramadanit, të dënuar në rastin “Kiqina” në faqen e tij në facebook, ka postuar një video ku sipas tij, i akuzuari në rastin “Bllaca”, Shpresim Uka thotë se vrasësi i familjës Hajra ka marrë 70 mijë euro para, kurse për një tjetër vrasje thotë se i njëjti vrasës ka marrë 50 mijë euro, edhe vrasja tjetër ka ndodhur në Gllogoc.

Ky është postimi i plotë i Faton Ramadanit:

Per qet punen qe rrin vllaznit tu ne burg pa faj i kan marr 70 mi marka,ni pun qatu ngat ne Gllogovc i kan marr 50 mi marka.

Ket e thot Shpresim Uka ne nje inqizim per vrasjen e familjes Hajra,Euleksi e ka ket deshmi,por vonesat e drejtesis te bejn me dyshu se mun te ket pazare ashtu qysh u ben qe 15 vite te mbajn te pa fajshmit burg,vetum te mbulohen kryesit e vertet te krimit.

Ne duam vetum drejtesi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat