Mustafa: LDK s’ka votë për Kadri Veselin e Ramush Haradinajn

Aktuale

Mustafa: LDK s’ka votë për Kadri Veselin e Ramush Haradinajn

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 15:48
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës duket e vendosur për të mos e votuar Kadri Veselin për kryeparlamentar, e as Ramush Haradinajn për kryeministër, pavarësisht se koalicioni PAN, po deklaron se i ka numrat për formimin e institucioneve.

Kryetari i LDK-së, njëherit kryeministër në detyrë, Isa Mustafa është shprehur i bindur se asnjë deputet i partisë së tij nuk do t’ia jap votën Veselit për t’u rizgjedh në krye të legjislativit, e as Ramush Haradinajt për kryeministër.

Madje, kreu i LDK-së, shprehu besimin e plotë edhe për votën e Teuta Rugovës, emri i së cilës është lakuar mjaft shumë se do ta votojë Haradinajn për kryeministër.

Image

Mustafa: I besojmë Teuta Rugovës

“Ne respektojmë familjen Rugova, respektojmë veprën e Rugovës dhe ne besojmë plotësisht në Teuta Rugovën si deputete e LDK-së se ajo do të mbaj qëndrimet e LDK-së. Asnjë arsye se kemi që ne të mos besojmë në deputetët tanë sidomos Teutës. Por, shtëpia e Rugovës është hapur sepse nuk i takon vetëm Rugovës dhe familjes Rugova, është e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne nuk shohim asgjë të keqe që ajo shtëpi të vizitohet edhe nga Ramush Haradinaj, të vizitohet nga të tjerët, sepse është një institucion shtetëror. Ajo kapërcen derën e një shtëpie private, është shtëpi e cila i ka vu themelet e Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë e hapur për të gjithë”, tha Mustafa.

I pari i LDK-së, tha se pos qëndrimit të palëkundur të deputetëve të partisë së tij, qëndrim të njëjtë kanë shprehur edhe partnerët e koalicionit, AKR dhe Alternativa, se nuk do të japin votën as Kadri Veselit e as Ramush Haradinajt.

Image

Mustafa: LDK dhe partnerët e koalicionit kanë qëndrimet e njëjta

“Ne i kemi qëndrimet e LDK-së që deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Kadri Veseli për kryetar Kuvendi, ajo është e qartë. Por po ashtu kemi edhe qëndrimet e Alternativës dhe AKR-së se ata nuk do ta votojnë sepse natyrisht ne nuk mund t’ua imponojmë atyre, natyrisht se ata marrin qëndrime si subjekte politike, ne jemi në koalicion mirëpo në suaza të koalicionit ata janë zotuar se do t’i mbahen qëndrimeve që mbajmë bashkërisht dhe zotimi është që nuk do të votohet Kadri Veseli për kryetar Kuvendi dhe nuk do të votohet Ramush Haradinaj kryeministër, përkatësisht qeveria e cila drejtohet nga PDK sepse PDK ka shumicën në atë koalicion qeverisës”, theksoi Mustafa.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, i ka quajtur veprime fëmijërore, prishjen e koalicionit nga PDK dhe Kadri Veseli, madje duke futur vendin në krizë. Sipas Mustafës, vendi si pasojë e këtyre veprimeve po humbë miliona euro.

Image

Mustafa: Veprimet fëmijërore të Kadri Veselit sollën krizë në Kosovë

“Ata e kanë thyer marrëveshjen, e kanë dëmtuar shtetin, në vend që ne të punojmë, të realizojmë projektet, programet qeveritare ne sot duhet të mendojmë si t’i sanojmë humbjet shumë milionëshe që po na shkaktohen nga veprimet fëmijërore të Kadri Veselit dhe të njerëzve tjerë në PDK që për arsye të interesave të ngushta personale apo partiake e sjellin vendin në një krizë të tillë...po gjithsesi kriza është këtu sepse në qoftë se ne humbnin 16 milion nga FMN, i humbin 25 milionë prej KE-së, nuk mund t’i përmbushim obligimet që kemi për ndërtimin e autostradës, pastaj kemi shumë pengesa tjera të përballjes me buxhetin, nuk kemi investime të huaja direkte sepse njerëzit presin qa po ndodh në Kosovë, këto janë humbje, kjo është kriza, krizë nuk është vetëm zgjedhore, por krizë zhvillimore, krizë institucioneve, megjithatë këta janë fajtorët që kanë shkaktuar krizën”, shtoi Mustafa.

Seanca konstituive do të mbahet me 3 gusht, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, ku edhe zyrtarisht Kadri Veseli do të jetë kandidat i koalicionit PAN për kryetar Kuvendi. 

Image

Mustafa: LDK s’ka votë për Kadri Veselin e Ramush Haradinajn

Kryetari i LDK-së, njëherit kryeministër i vendit Isa Mustafa, është shprehur i bindur se në seancën e 3 gushtit nuk do të ketë votë të LDK-së për Kadri Veselin dhe as Ramush Haradinaj për themelimin e Qeverisë.

Ai tha se beson edhe në Teuta Rugoven që nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, pavarësisht lakimit të emrit të saj se do të jetë njëra nga deputetet e LDK-së që do ta votojë Haradinajn për kryeministër.

Muatafa shprehu besimin e tij se edhe partneret e koalicionit AKR dhe Alternativa nuk do të japin votë as për Veselin, as për Haradinajn.

Sipas tij, nuk mund t’i japin votë Veselit i cili ka sjellë vendin në krizë, pasi prishja e koalicionit po i kushton vendit me humbjen e milionave.

Ai tha se kjo është një krizë, sepse nuk do të thotë të ketë vetëm krizë zgjedhore. Madje, Mustafa prishjen e koalicionit e ka quajtur veprim fëmijëror për interesa partiake e individuale të Kadri Veselit.

Këto komente ai i bëri gjatë pjesëmarrjes në festen tradicionale të qethjes së deleve në bjeshkët e Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat