Kryeministri Mustafa për mërgimtarët: Krenaria e Kosovës, mirënjohës që na e hijeshoni vendin

Aktuale

Kryeministri Mustafa për mërgimtarët: Krenaria e Kosovës, mirënjohës që na e hijeshoni vendin

Nga: Bota sot Më: 31 korrik 2017 Në ora: 23:18
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka falënderuar bashkatdhetarët tanë në diasporë, të cilët ka thënë se janë krenaria e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka falënderuar mërgimtarët për kontributin e tyre dhe vizitat për çdo vit në Kosovë, duke thënë se po e hijeshojnë vendin, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Bashkatdhetarët tanë në diasporë janë krenaria e Kosovës. 
Ata janë kontribuues qenësor të çdo suksesi të shtetit tonë.
Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe çdo qytetar i Kosovës i janë mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme që na gjallërojnë, na e hijeshojnë vendin, si dhe na disponojnë pa masë.  ???????? ??/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat