Mahmuti: Propaganda e porositur kundër mërgimtarëve

Aktuale

Mahmuti: Propaganda e porositur kundër mërgimtarëve

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 09:54
Bardhyl Mahmuti

Publicisti Bardhyl Mahmuti ka thënë se është plotësisht e logjikshme që pushteti në Serbi dhe Maqedoni të mobilizojë njerëzit që kanë qenë të lidhur më strukturat e shërbimeve të tyre sekrete për të vjellë vrerë kundër mërgimtarëve shqiptarë.

Mahmuti  ka shkruar në facebook se mërgimtarët shqiptarë mbajtën mbi supet e veta tri luftërat çlirimtare kundër pushtuesve serbë dhe maqedonas.

“Shihni portalet dhe do të bindeni se nuk janë të rastësishme shkrimet që kërkojnë nga "kosovarët" të mos shkojnë për pushime në Shqipëri, ndërsa mërgimtarët nga Kosova dhe Maqedonia të sillen sipas dëshirave të përpiluara në Beograd dhe Shkup. Argatët e politikave antishqiptre bëjnë punën e komanduar nga eprorët e tyre dhe është mirë që identifikohen haptazi. Mjerë ata që nuk kanë lidhje me shërbimet sekrete të këtyre shteteve dhe bëhen përçues të propagandës kundër mërgimtarëve dhe përçajnë shqiptarët. Turpi i mbuloftë ata që veprimet e pahishme të disa mërgimtarëve ua veshin qindra mijëra shqiptarëve që vijnë për të parë familjarët e tyre në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat