PDK: Këto janë dashuritë e vërteta Shpend Ahmetit

Aktuale

PDK: Këto janë dashuritë e vërteta Shpend Ahmetit

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 10:58
PDK ka thënë se këto janë dashuritë e vërteta të Shpend Ahmetit, të cilat i adhuron dhe gjithmonë është i gjunjëzuar para tyre.

Në “Parkun e të Martuarve”, që u përurua sot në Prishtinë, të rinjtë e PDK-së në kryeqytet përmes një aksioni simbolik kanë shpalosur “dashuritë” e vërteta të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sipas PDK-së, {për katër vjet nuk ka shërbyer për qytetarët e Prishtinës, por për interesa të ngushta dhe korruptive të krerëve të Partisë Vetëvendosje{.

Kryetari i të rinjve të PDK-së në Prishtinë, Triumf Sadikaj, ka treguar edhe arsyet që i kanë shtyrë ta ndërmarrin këtë aktivitet simbolik.

Image

“Meqë Shpend Ahmeti nuk po gjen kohë t’u përgjigjet qytetarëve për skandalet e qeverisjes së tij të korruptuar, ku administratën e ka shndërruar në çerdhe të punësimit partiak të mbi 500 militantëve, si dhe me të tillë i ka mbushur edhe shkollat dhe ndërmarrjet publike të Prishtinës;

Image

Meqë Shpend Ahmeti, me urdhra të Kurtit dhe Molliqajt, edhe tenderët ua jep kompanive të bashkëpartiakëve dhe miqve e të afërmve të tyre. Ndërsa, sekserë për të shitur leje ndërtimore i ka dostat dhe në emër të nënës blen edhe banesa në Shëngjin;

Image

Meqë për këto dhe shumë të tjera, ai po i injoron faktet. Dhe përveç injorimit, po shfaqet edhe i papërgjegjshëm, duke i ikur llogaridhënies qytetare...

Pra, si dembel që është për të punuar, por jo edhe për të aktruar, ai me dramaticitetin shekspirian vetëm po aktron rolin “kishe po punoj diçka”, duke u bërë lajka të rinjve edhe me kësi simbolika boshe, si ky: Parku i të martuarve apo i të dashuruarve!

Image

Atëherë, ne, meqë kryetari e ka simbolikën politikë dhe e tërë puna e tij është vetëm simbolike, jemi këtu që t’ua tregojmë dashuritë e vërteta të Shpend Ahmetit, që ai i do me gjithë zemër dhe i ka kultivuar në Komunën e Prishtinës: Korrupsionin, tenderët, jahtet, punësimet partiake, lejet ndërtimore, bashkë me banesat, pronat dhe milionat”, ka thënë Sadikaj.

Kryetari i të rinjve të PDK-së në Prishtinë, Triumf Sadikaj, ka thënë se përveç këtyre, Ahmeti është i dashuruar marrëzisht edhe pas Shëngjinit.

Image

Sadikaj ka thënë se këto janë dashuritë e vërteta të Shpend Ahmetit, të cilat i adhuron dhe gjithmonë është i gjunjëzuar para tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat