Babai i “rusëve” flet për arrestimin

Aktuale

Babai i “rusëve” flet për arrestimin

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 20:40
Babai i disa prej të arrestuarve.

Policia nuk i fali as shtetasit rusë e serbë që hynë ilegalisht në Kosovë.

Babai i disa prej të arrestuarve thotë se ata nuk kishin qëllim të keq kur kaluan kufirin.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ka arrestuar 11 persona, prej tyre 6 rusë e 5 serbë. Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, ata  kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

“Arrestimi i tyre është bërë pas marrjes së informacioneve se në lagjen Sekiraqa në fshatin Metergof  të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe rus. Policia Kufitare ka ndërmarrë masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin  e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar 11 persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat