Lirohen gjashtë rusët e arrestuar në Kosovë

Aktuale

Lirohen gjashtë rusët e arrestuar në Kosovë

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 15:43
Policia e Kosoves

Gjashtë rusë që ishin zënë dhe burgosur nga autoritetet e Kosovës janë liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i ambasadës ruse në Serbi, Yuri Pichugin, për agjencinë ruse të lajmeve TASS të enjten.

“Situata me rusët e arrestuar në Kosovë është zgjidhur. Nën juridiksionin e një gjykate në qytetin e Podujevës, ata kanë paguar gjobën e caktuar dhe janë larguar nga Kosova”.

TASS, që Kosovës i referohet si një “republikë e panjohur e Kosovës”, shkruan se dënimi ka qenë 259 euro për secilin nga gjashtë të burgosurit rusë.

Arsyeja e arrestimit të gjashtë rusëve – katër gra dhe dy burra – bashkë edhe me pesë serbë, ka qenë tentimi i kalimit të kufirit ilegalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat