Kontingjenti Gjerman i KFOR-it me udhëheqje të re

Aktuale

Kontingjenti Gjerman i KFOR-it me udhëheqje të re

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 07:51
Gjeneral-lëjtnant Erich Pfeffer, barti komandën mbi Kontingjentin Gjerman në Mision KFOR prej Kolonelit Gumprich te Nënkoloneli i Sh.P. Elsen

Më 10. gusht 2017, komandanti i Komandës Udhëheqëse të Misioneve të Bundesverit, Gjeneral-lëjtnant Erich Pfeffer, barti komandën mbi Kontingjentin Gjerman në Mision KFOR prej Kolonelit Gumprich te Nënkoloneli i Sh.P. Elsen. Me këtë, për Kolonelin Gumprich përfundon misioni i KFOR-it. Ai që nga muaji shkurt 2017 ishte komandant i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it në Mision.

Ushtarët gjermanë edhe më tej janë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kuadër të misionit të KFOR-it në Prizren dhe Prishtinë. Në vitin 1999 Bundesveri në kuadër të KFOR-it i kishte gjithsej 6.000 ushtarë, ndërsa sot janë gjithsej vetëm diku rreth 500 të tillë. Në përputhje me planet e NATO-s Republika Federale e Gjermanisë në marrëveshje me partnerët e saj ndërkombëtarë të KFOR-it ka marrë vendim që në të ardhmen kontributin e saj ta koncentrojë tek Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it dhe Ekipi Monitorues dhe

Ndërlidhës i NATO-s (NALT) në Kampin Ushtarak Film City në Prishtinë. Kështu që më 31. dhjetor 2018 do të përfundojë shfrytëzimi i Kampit Ushtarak në Prizren dhe në vitin 2019 ky kamp do t’i dorëzohet Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në mënyrë që ai pastaj të mund t’i bartet institucioneve të Kosovës. Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) aktualisht është duke kryer një studim në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë të interesuarit dhe institucionet e ndikuara, në mënyrë që t’i mbështes institucionet kosovare në hartimin e planeve për një shfrytëzim të mëtejmë të Kampit Ushtarak në Prizren.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat