Ushtrimi “Dragon Fire” (Zjarri i dragoit), u mbajt sot në Zhegoc të komunës së Gjilanit. Ushtrimi u realizua nga Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it (KTRBN) së bashku me njësitet e tjera të KFOR-it, për të ushtruar stafin dhe njësitet vartëse manovruese në planifikim dhe në kryerjen e operacioneve për sulme ajrore, kordon dhe kërkim dhe për të rritur ndërveprueshmërinë në mes të kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it.
Ushtrimi filloi me adresimin e Komandantit të KFOR-it, gjeneralmajorin Giovanni Fungo, i cili theksoi rëndësinë e trajnimit kolektiv për të siguruar fleksibilitetin dhe reagueshmërinë e forcave rezervë të KFOR-it.
Në ushtrimin e sotëm të pranishëm ishin medie dhe mysafirë të nderuar, të cilët ishin dëshmitarë të profesionalizmit të nivelit të lartë gjatë të gjitha fazave dinamike të ushtrimit.