Mustafa për sulmin në Barcelonë: Thellësisht të shqetësuar, Kosova mbështet popullin spanjoll

Aktuale

Mustafa për sulmin në Barcelonë: Thellësisht të shqetësuar, Kosova mbështet popullin spanjoll

Nga: B.S Më: 17 gusht 2017 Në ora: 20:35
Isa Mustafa

Sot ka ndodhur një sulm terrorist në Barcelonë, nga i cili kanë vdekur 13 persona dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar pas sulmit, duke thënë se Kosova qëndron përkrah popullit spanjoll, përcjell Bota sot.

“Thellësisht të shqetësuar me zhvillimet dramatike në Barcelonë. Kosova mbështet popullin spanjoll dhe ata që janë prekur nga ky akt terrorist”, ka shkruar Mustafa në Twitter./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat