Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist që ka ndodhur në Barcelonë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen me viktimat dhe familjet e tyre, duke dënuar sulmin, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë.
Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pakompromis kundër terroristëve kudo në botë.
Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm. HTH./BS/