“Gara në Prishtinë, Prizren, Gjakovë e Ferizaj do të jetë interesante për këtë arsye”

Aktuale

“Gara në Prishtinë, Prizren, Gjakovë e Ferizaj do të jetë interesante për këtë arsye”

Nga: Bota sot Më: 23 gusht 2017 Në ora: 22:53
Ilustrim

Tashmë partitë politike kanë bërë publike emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Njohësi i zhvillimeve aktuale në vend, Ilir Ibrahimi, duke komentuar publikimin e emrave, ka thënë se po vërehet një vetëdijësim i partive politike, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Faceook, ai ka thënë se gara në qytete si Prishtina, Gjakova, Prizreni dhe Ferizaj do të jetë më interesante dhe do të jetë mësim shtesë për partitë, që zgjedhja e kandidatëve të mirë duhet të bëhet edhe për zgjedhjet nacionale.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nga emrat e propozuar për kryetarë komunash, po vërehet një vetëdijësim i partive politike.

Konsisderuar që në zgjedhjet lokale, kandidati për kryetar është faktori kryesor, kemi parë që partitë janë munduar të gjejnë emrat e personaliteve me background profesional që mund të sjellin ofertën më të mirë te qytetari.

Gara sidomos në disa qytete si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Ferizaj, do të jetë garë interesante dhe ndoshta edhe një mësim shtesë për partitë politike që zgjedhja e kandidatëve të mirë duhet të bëhet edhe për zgjedhjet nacionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat