Hoxhaj reagon për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Aktuale

Hoxhaj reagon për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 16:22
Enver Hoxhaj

Zyrtarët e lartë të PDK-së kanë filluar edhe publikisht që ta dënojnë sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit në detyrë Blerand Stavileci.

Edhe pse ende nuk dihet motivi i sulmit Enver Hoxhaj nuk ka hezituar që sulmin ta ndërlidhe me aktivitetet e ministrit në detyrë.

Postimi i Hoxhajt në Facebook:

Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është i papranueshëm dhe qyqar. Është sulmi ndaj një nëne, ndaj një gruaje dhe mbi të gjitha ndaj një qytetare të Kosovës. Tendenca e theksuar për të ndjellur frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën tonë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj  [????]

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat