Kështu i uronte Ibrahim Rugova besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Aktuale

Kështu i uronte Ibrahim Rugova besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 20:37
Ibrahim Rugova

Blerina Kllokoqi Rugova, reja e vogël e ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova është përkujdesur që të urojë festën e Bajramit duke shkëputur një citat nga vjehrri i sajë që bënë për festë.

Në fakt, ajo e ka shkëput urimin e vitit 2005 të cilin presidenti Rugova ua adresonte qytetarëve.

Postimi i plotë i Blerina Rugovës:

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh urimet e mia të përzemërta me rastin e festës së Bajramit të Vogël.

Festa e Bajramit të Vogël është ditë e sakrificës, e solidaritetit dhe e fuqisë së besimit në Zotin. Gjithashtu është ditë e mirëkuptimit dhe e paqes në vendin tonë.”-frazë e huazuar nga urimi i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e Bajramit të vogël me daten 9 Janar 2005!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat