Raporti austriak: Ja e vërteta e videove në rastin Dehari

Aktuale

Raporti austriak: Ja e vërteta e videove në rastin Dehari

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 14:08
Astrit Dehari

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar raportin e ekspertizës së analizave të video-incizimeve të kamerave të sigurisë, lidhur me rastin e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, të cilat janë siguruar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, për intervalin kohor të datës 05.11.2016, nga ora 00:00:00 minuta deri 23:59:59 minuta.

Siç njofton Prokurori i Shtetit, raporti është pranuar nga Republika e Austrisë, përkatësisht nga Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës.

Video-incizimet (3 DVR) janë dërguar në muajin shkurt në institutin “IT Forensics BKA”, Republika e Austrisë, Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës, për të vlerësuar autenticitetin e tyre, nëse ka pasur ose jo ndërhyrje në to.

Raporti ka konstatuar se të gjitha video-incizimet paraqesin vulat kohore dhe janë gjithashtu të shikueshme. Gjatë transparencës së videove raporti ka konstatuar se këto janë në gjatësi identike dhe me këtë mund të përjashtohet manipulimi i video-incizimeve. Raporti i ekspertizës po ashtu ka konstatuar se nuk ka pasur manipulim apo ndërprerje të video-incizimeve.

Prokurori i Shtetit pas pranimit të raportit të ekspertizës do të vlerësoj dhe analizoj të gjitha provat dhe faktet e mbledhura në këtë çështje penale dhe së shpejti do të del me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat