Xhelal Sveçla ka një mesazh për Isa Mustafën e Avdullah Hotin

Aktuale

Xhelal Sveçla ka një mesazh për Isa Mustafën e Avdullah Hotin

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 18:51
Xhelal Sveçla

Zyrtari i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla i është drejtuar me një mesazh kreut të LDK-së, Isa Mustafa e kandidatit të saj për kryeministër, Avdullah Hoti, duke u thënë se është bërë shumë vonë për koalicion.

“Dulla tash kërkon takime intenzive me ne. Vonë Avdulla, vonë Isë. Tipike për LDK. Vonë edhe në tetorin e 97-tës, vonë edhe për luftën çlirimtare. Tash vonë edhe për çkapjen e shtetit nga PDK. Por proceset ecin edhe pa ju e përkundër jush. Koha e ka dëshmu”, shkruan në Facebook Sveçla.

Sipas tij, humbësit më të mëdhenjë janë reformatorët potencial brenda LDK-së dhe votuesit e tyre.

“E ne na pret edhe më shumë punë e vendosmëri. Bashkë me popullin, për popullin”, shkruan në fund ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat