Presidentja e Zvicres Leuthard: Vazhdimi i dialogu Kosovë- Serbi i dobishëm edhe për vendin tonë

Aktuale

Presidentja e Zvicres Leuthard: Vazhdimi i dialogu Kosovë- Serbi i dobishëm edhe për vendin tonë

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 15:19
Doris Leuthard

Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard, ka zhvilluar një drekë të përbashkët me gazetarët botërorë (APES)  ) në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë, në mesin e tyre ishte edhe gazetari nga Presheva, Nefail Maliqi.

Leothard: Pa reforma rrënjesore dhe luftën kundër krimit të organizuar në këtë rast korrupsionit dhe trafikut të drogës në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka integrime në BE

Para drekës zn.Lothard ka mbajtur një konfrencë shytpi me gazetarët ndërkombëtar, ku krahas krizave dhe zhvillimeve të ndryshme në botë sikur ajo në Siri apo çështja e klimës dhe Brexit u fol edhe për shqiptarët në këtë rast Kosovën dhe Shqipërinë.

Gjatë kësja konfrencë shytpi presidentja e konfederatës helevtike tha se vendi i saj mund të marrë përsipër rolin e ndërmjetësit për dhënien fund të krizës bërthamore të Koresë së Veriut.

“Jemi të gatshëm për të bërë një ofertë për të marrë përsipër rolin e ndërmjetësuesit” ka thënë ndër tjera znj. Leuthard.

Presidentja e Konfederatës Zvicerane Doris Leuthard në një bisedë ekskluzive me gazetarin e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër ka folur me dëshirë për Kosovën, Shqiperinë dhe shqiptarët në Zvicër si dhe dialogun e Brukselit Kosovë- Serbi.

E pyetur rreth  marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Zvicrës, presidentja e konfederatës Hlevetike Drois Loithard është përgjigjur se “se vendi ynë, qeveria zvicerane ka raporte shumë të mira me Kosovën dhe Shqipërinë si dhe vendet tjera në Ballkan.  Zvicra vazhdon bashkëpunimin dhe kontirbutin e vet në avanacimin e proceseve demokratike në ballkan. Në Kosovë dhe Shqipëri jemi mjaft aktiv. ”

Duke folur për zhvillimet në Kosovë e Shqipëri presidentja Lothard në vazhdim  ka pohuar se “Dua të theksoj dicka në këtë drejtim se pa reforma rrënjësore dhe luftën kundër krimit të organizuar në këtë rast korrupsionin dhe trafikun e drogës në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka integrime në BE. Zvicra dhe Brukseli është e interesuar që të kemi në Kosovë dhe Shqipëri. Prandaj, vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbi në Bruksel është i domosdoshëm dhe dobishëm jo vetëm për këto dy vende, por edhe për vendin tonë. Sepse aty ky ka stabilitet potlik dhe ekonomik dhe vendi prodhon perspektivë dhe ardhme të sigurtë për qytetarët e saj dhe jo  emigrantë..”

Kurse për imazhin e shqiptarëve në Zvicër presidentja e konfederatës zvicerane ka folur fjale të mira. “Komuniteti shqiptare e kam fjalën për ata nga Kosova e viset tjera nga ballkani që janë dhe veprojnë në vendin tonë  janë punëtorë të mirë, të zellshëm dhe  të integruar mirë. Në ketë drejtim nevojitet përkrahje, kontakte më të shpeshta dhe angazhim me të madh nga insitucionet vendore me diasporën këtu..” tha në fund presidentja zvicerane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat