Mikullovci: Kush është Milaim Zeka me dhënë njoftim për seancë

Aktuale

Mikullovci: Kush është Milaim Zeka me dhënë njoftim për seancë

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 22:07
Adem Mikullovci

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka deklaruar se nuk ka asnjë njoftim në lidhje me kërkesën e PAN-it për mundësinë e mbajtjes së seancës së Kuvendit për nesër.

“Jam duke e prit administratën nëse PAN-i ka kërkuar mbajtjen e seancës”, ka thënë Mikullovci, ndërsa nuk ka dashur të komentojë nëse do të thërras seancën në rast të një kërkese të tillë nga PAN-i.

Deputeti i PAN-it Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se nesër në ora 10:00 mbahet seanca e Kuvendit. Në lidhje me këtë Mikullovi ka thënë “kush është Milaim Zeka me dhënë njoftim për seancë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat