Hoti: Është për keqardhje që qeveria do të varet nga Lista Serbe

Aktuale

Hoti: Është për keqardhje që qeveria do të varet nga Lista Serbe

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 22:33
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend, në veçanti për procesin për krijimin e institucioneve të reja.

 

Duke folur për largimin e Aleancës Kosova e re nga koalicioni me LDK’në dhe Alternativën, Hoti ka thënë se vetëm një ditë para bashkimit të AKR’së me koalicionin PAN, anëtarë të AKR’së kishin deklaruar se raportet ndërmjet tyre ishin shumë të mira.

“Mendoj që ka qenë koalicioni më i natyrshëm, edhe është parë se si është pritur tek elektorati i LDK’së, AKR’së dhe i Alternativës dhe tjerëve”, ka thënë Hoti në RTV21.

“Dy muaj pas zgjedhjeve kemi pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, ju mund t’i shihni deklarimet e zyrtarëve të AKR’së ndoshta një ditë para kësaj, ata i kanë dhënë vlerësimet më të mira për mënyrën se si po funksionon koalicioni, që nënkupton se krejt këto janë të paqena”, është shprehur ai.

Hoti po ashtu ka thënë se e vlerëson bashkëpunimin që kanë pasur me AKR’në , duke shtuar se i vjen keq për vendimin e saj për bashkim me PAN’in.

“Më vjen keq që i bashkohet një koalicioni dhe e bën krejt qeverinë e vendit të varur prej deputetëve të Listës Serbe”.

“Me keqardhje i kam parë titujt e mediave në ditët e fundit, kur thuhet që po prolongohet ende themelimi i institucioneve, edhe pse u arrit marrëveshja e PAN’it me AKR, sepse Lista Serbe ka shkuar në Beograd të konsultohet me presidentin e Serbisë. Kjo është për keqardhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat