Vazhdon ikja e qytetarëve nga Kosova

Aktuale

Vazhdon ikja e qytetarëve nga Kosova

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 00:05
Pamje nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Njerëz të shumtë edhe sonte janë grumbulluar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për të pritur ardhjen e autobusit të parë që niset për Beograd.

Autobusi i orës 22:00 është tashmë i stërmbushur me udhëtar teksa qytetarët i kanë thënë Zerit se po ikin nga Kosova për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Ndërkohë sonte drejtori i Stacionit të Autobusëve, Ylber Çitaku është shprehur se nuk ka ndonjë valë të re të njerëzve që po ikin nga Kosova duke iu referuar shitjes së biletave brenda Stacionit.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat