Agim Bahtiri tregon për kë u “sakrifikua”

Aktuale

Agim Bahtiri tregon për kë u “sakrifikua”

Nga: Bota Sot Më: 7 shtator 2017 Në ora: 08:16
Agim Bahtiri

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re Agim Bahtiri, ka thënë se partia e tij ka bërë sakrifica për minatorët e Trepçës.

Në një postim në Facebook, Bahtiri ka thënë se ai dhe AKR-ja, kanë zhbllokuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, përcjell Bota sot.

“Minatorët kanë bërë gjithçka për Kosovën, por edhe ne duhet të bëjmë sakrifica për ta. Një sakrificë të tillë e bëra edhe une, duke e zhbllokuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë me KËRKESËN E TYRE”, ka shkruar Agim Bahtiri./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat