Fisnik Ismaili: Këta tipat po dojnë me ia dhanë bujqësinë në dorë atyre që e shkatërruan një herë

Aktuale

Fisnik Ismaili: Këta tipat po dojnë me ia dhanë bujqësinë në dorë atyre që e shkatërruan një herë

Nga: Bota Sot Më: 7 shtator 2017 Në ora: 08:19
Fisnik Ismaili

Aleancës Kosova e Re, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me partitë e koalicionit PAN, ishte paraparë që të merrte në duar Ministrinë e Bujqësisë. Por, në takimin maratonik të mbajtur dje, AKR është dorëzuar, duke ia dhënë këtë ministri minoritetit serb.

Për këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili, i cili ka thënë se koalicioni PANA, do t’ia jep bujqësinë, atyre që e shkatërruar një herë, përcjell Bota sot.

Këtu ai ka kujtuar vitet 1999, kur ushtria serbe, kishte qëllimin që të vriste bagëtinë e qytetarëve të Kosovës, ose të vidhte dhe shkatërronte sa më shumë traktorë.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Për ata që kanë harrue edhe ata që kanë qenë të vegjël, ose kanë lindë vonë, për me e dijtë këtë detaj.

Kur ka dalë ushtria serbe prej Kosove mbasi u dorëzue në qershor të 1999, e ka pasë një mision të vetëm: me vra sa më shumë bagëti edhe me vjedhë ose shkatërrue sa më shumë traktora të fshatarëve kosovarë. Kjo ka qenë strategji afatgjatë e serbëve me lanë pasoja shumëvjeçare në Kosovë. Mbas vrasjeve e dhunimeve të panumërta, ky ka qenë një prej shkatërrimeve më të mëdha që na kanë bë.

Dëmi që e kanë shkaktue sot e kësaj dite nuk është rregullue, 18 vjet ma vonë. Hiç më pak në duert e Blerandit e Memlit. Toka në Kosovë punohet më së paku në rajon, e ka potencial shumë të madh.

Prej nesër, këta tipat po dojnë me ia dhanë bujqësinë në dorë atyne që e shkatërruen një herë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat