Këshilltari i Pacollit: Nuk besoj se Korab Sejdiu largohet nga AKR'ja

Aktuale

Këshilltari i Pacollit: Nuk besoj se Korab Sejdiu largohet nga AKR'ja

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 11:17
Pacolli dhe Zyberaj

Deputeti i deritanishëm i AKR-së, Korab Sejdiu, i pakënaqur me faktin se subjekti i tij i është bashkuar koalicionit PDK-AAK-NISMA për të qenë pjesë e qeverisjes së ardhshme të vendit, ka dhënë dorëheqje nga partia për të vazhduar si deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës. Por këtë dorëheqje nuk e beson Jetlir Zyberaj, këshilltari i liderit partiak Behgjet Pacollit.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se është i vetëdijshëm që Sejdiu nuk kishte alternativë tjetër por thotë, se i njëjti nuk do të largohet nga Grupi Parlamentar i AKR-së dhe AKR-ja

“Jam koshient për pakënaqësinë që mund të ketë deputeti Korab Sejdiu pas koalicionit me PAN. Gjithashtu jam i vetëdijshëm se zoti Sejdiu e di mirë që nuk kishte alternativë tjetër në të mire të zhbllokimit të situatës në vend. Përkundër faktit se ai mund te mos votoj si partia, unë nuk besoj qe Korab Sejdiu largohet nga grupi parlamentar i AKR-së dhe AKR-ja”, është shprehur Zyberaj.

Megjithëkëtë, Sejdiu sqaroi përmes rrjetit social Facebook arsyen e vërtetë të largimit të tij. E arsyeja kryesore për këtë vendim është qeveria e pakicës shqiptare, e varur nga Lista Serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat