Haxhiu: Munguan në seancë, ende nuk i kanë përfunduar pazaret

Aktuale

Haxhiu: Munguan në seancë, ende nuk i kanë përfunduar pazaret

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 11:42
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se koalicioni PAN nuk i ka përfunduar pazaret, për atë nuk shkojnë në seancë sa herë që thirret, por që është koha t’i vije fundit.

“Ata po bëjnë pazare me këtë vend, ata po bëjnë pazare me postet e kabinetit kryesor dhe janë përgjegjësit kryesor për vonesën e konstituimit të institucioneve të Kosovës”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se ata do të marrin pjesë në seancë për ta kundërshtuar votimin e Kadri Veselit, sepse ai nuk përfaqëson unitetin, ka të kaluar kriminale dhe ka fyer deputetët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat