Zeka: Lista Serbe kërkon që Qeveria të votohet të hënën

Aktuale

Zeka: Lista Serbe kërkon që Qeveria të votohet të hënën

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 12:19
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, i cili vie nga radhët e Nisma për Kosovën, nuk ka komentuar gjatë mosprezencën e koalicionit të madh në Kuvend.

Zeka ka shtuar se kjo ndërprerje po bëhet për shkak të kërkesave të Listes Serbe, e cila ka kërkuar që Qeveria të mos votohet të premtën por ditën e hënë.

”Nuk kam koment për mosprezencën e sotme. Ne ishim aty por besoj tash do të vazhdojmë.”

”Këto vonesa po ndodhin për shkak të disa kërkesave të Listes Serbe, e cila po kërkon që Qeveria të mos votohet nesër por të hënën”, ka përfunduar Zeka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat