Fisi i VV-së ‘godet’ PAN-in: E thirrët seancën e nuk erdhët, e poshtëruat veten

Aktuale

Fisi i VV-së ‘godet’ PAN-in: E thirrët seancën e nuk erdhët, e poshtëruat veten

Nga: Bota sot Më: 7 shtator 2017 Në ora: 12:26
Fisnik Imaili

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Imaili ka komentuar mungesën e koalicionit PAN në seancën e sotme të thirrur nga vetë ata.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se i kishte kërkuar Adem Mikullovcit që ta thërriste seancën dje, në ditën e 13 të kohës së kërkuar nga PAN, por u la që të mbahet seanca kur ata të jenë gati, përcjell Bota sot.

Ismaili thotë se nuk ia kishte marrë mendja që ata vetë do ta thërrisnin seancën e nuk do të vinin, duke e poshtëruar veten.

Postimi i plotë:

Sipas Enver Hoxhës në seancën e kalueme, ata kërkuen kohë më shumë se 10 ditë, e më pak se 14 për me e krijue Kuvendin e Qeverinë. Unë para do ditësh propozova që baca Adem me e thirrë seancën fiks në ditën e 13-të, që i bijke dje, të mërkurën. Nëse nuk i kanë numrat, së paku me i poshtnue pak. U vendos mos me e thirrë, por me pritë kur ata thonë se janë gati, meqë parmbrëmë banë marrëveshje me AKR-në.

Për që e thërrasin ata vetë, e e poshtnojnë veten prapë, tybe n'ma ka marrë mendja. Përrç qeveri, hala pa e nisë punën./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat