Lista Srpska lajm të keq për Haradinajn: Jemi marr vesh vetëm për kryetarin e Kuvendit

Aktuale

Lista Srpska lajm të keq për Haradinajn: Jemi marr vesh vetëm për kryetarin e Kuvendit

Nga: B.S Më: 7 shtator 2017 Në ora: 15:13
Igor Simiq

Kadri Veseli, kryetar i sapo zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, ka paralajmëruar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e qeverisë së Kosovës në ditën e shtune.

Veseli bëri thirrje që t’i harmonizojnë për pesë çështjeve kryesore në Kosovë, që të kenë qëndrim unik për reformën e zhvillimit ekonomi, reformën në arsim e Shëndetësi, Formimin e ushtrisë, dialogun me Serbinë.

Por, Igor Simiq shef i grupit parlamentar të Listës Srpska, pas zgjedhjes së Veselit ka thënë se ata janë marr vesh vetëm për kryetar Kuvendit, ndërsa për votimin për kryeministër do të konsultohen me Beogradin, dhe së për votimin eventual të Haradinajt për kryeministër do të presin përgjigje nga Beogradi.

“Kur është në pyetje kryetari i Kuvendit të Kosovës kemi arritur marrëveshje kur është në pyetje formimi i organeve të Kuvendit, por eventualisht për hapat e ardhshëm politikë do të vendosim pasi që të kemi konsultime me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe koordinatorin Marko Gjuriqin. Pas kësaj marrim vendimin për hyrjen eventuale të Listës Serbe në Qeveri. Dua t’i porosis të gjithë qytetarët, para se gjithash, serbët dhe jo shqiptarët, ne do të vazhdojmë të luftojmë për avancimin e pozitës së tyre në këto hapësira dhe këta hapa politikë flasin për këtë”, ka thënë Simiq.

I pyetur nëse do ta votojë Lista Serbe Ramush Haradinajn për kryeministër, Simiq ka thënë se për këtë nuk mund të flasë për momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat