Hoxhaj: Të shtunën do të formohet Qeveria

Aktuale

Hoxhaj: Të shtunën do të formohet Qeveria

Nga: A.M. Më: 7 shtator 2017 Në ora: 15:30
Deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj

Deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë në një konferencë për media se krerët e Partive të PAN-në Veseli, Haradinaj, Pacolli dhe Limaj janë duke shqyrtuar procedurat në fuqi.

Ai ka thënë se ne si subjekte kemi pasur vullnet për formimin e institucioneve, por ka shkuar me gjatë se që kemi menduar në fillim.

Ai ka thënë se të shtunën do të formohet Qeveria.

Po ashtu, ai ka thënë se Kosova është vend shumë etnik dhe është mirë që serbët jenë pjesë e qeverisjes e të respektojnë ligjet

Më tepër ka thënë se sa më shumë  që integrojmë serbet në institucione, aq më i vogël është ndikimi nga Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat