Mustafa: Institucionet po konstituohen me bekimin e Beogradit

Aktuale

Mustafa: Institucionet po konstituohen me bekimin e Beogradit

Nga: A.M. Më: 7 shtator 2017 Në ora: 16:41
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar 27 vjetorin e shpalljesë së Kushtetutës së Kosovës nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm.

Mustafa ka shkruar se “krenaria për atë epokë historike nuk na zbehet, përkundër faktit se fiks pas 27 vjetësh, si pasojë e kalkulimeve meskine të një grupacioni politik, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria konstituohen vetëm pas koncesioneve dhe ashtu siç e dikton Lista Serbe, me bekimin e Beogradit”.

Postimi i plotë:

Më 7 Shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm, shpallën Kushtetutën Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, duke vendosur themelet e shtetësisë dhe duke dëshmuar vendosmërinë e popullit të Kosovës për liri, pavaësi e demokraci.

Krenaria për atë epokë historike nuk na zbehet, përkundër faktit se fiks pas 27 vjetësh, si pasojë e kalkulimeve meskine të një grupacioni politik, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria konstituohen vetëm pas koncesioneve dhe ashtu siç e dikton Lista Serbe, me bekimin e Beogradit.

Respekt për të gjithë deputetët dhe veprimtarët e tjerë që rrezikuan edhe jetën e tyre për të mundësuar aprovimin e Kushtetutës së Kaçanikut!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat