“Për Veselin nuk befasohem, por befasi është si mundi Haradinaj të shkel mbi gjakun e vëllezërve, e ti nënshtrohet Listës Serbe”

Aktuale

“Për Veselin nuk befasohem, por befasi është si mundi Haradinaj të shkel mbi gjakun e vëllezërve, e ti nënshtrohet Listës Serbe”

Nga: B.S Më: 7 shtator 2017 Në ora: 17:18
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Opinionisti Islam Fejzullahu, përmes një shkrimi autorial ka komentuar zhvillimet e sotme politike në Kosovë, si dhe pazaret që po zhvillohen me Listën Serbe nga koalicioni PAN.

Ai është shprehur i befasuar me Ramush Haradinajn, që sipas tij ka shkelur mbi gjakun e vëllezërve të tij që ranë dëshmorë.

“Për Kadri Veselin nuk befasohem shumë sepse edhe ashtu qysh moti është deklaruar se kanë patur bashkëpunim “rreth dosjeve” me Serbinë, por befasi për te gjithë është si mundi Ramush Haradinaj të shkel mbi gjakun e vëllezërve të ramë pikërisht nga duart e atyre të cilëve tani po iu nënshtrohen dhe pa bekimin e te cilëve qe e marrin nga Beogradi nuk mund të vendosin as një pikë, por edhe të gjithë të ramunve tjerë?”, shkruan ndër tjera Fejzullahu, përcjellë “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Lakmia të verboi sytë, por ma keq po shkel mbi gjak dëshmorësh

 Për qe ti verboi sytë lakmia po duket dhe u pajtove, por qe shkel mbi gjakun e vëllezërve tu dhe të gjithë të ramunve tjerë nga ato duat te cilave tani po iu nënshtroheni nuk do ta besoja kurrë? Vaj medet nuk do të vdes askush pa u koritë!

Ma në fund shpëtoj i nderuari Adem Mikullovci, pasi i erdhi fundi asaj katrahure të inicuar nga PDK, e proceduar dhe aprovuar nga te gjithë tjeret; AAK, NISMA,VV dhe përfundimisht edhe minoritetet për ta rrëzuar qeverinë Mustafa (mund ti kuptoj të korruptuarit sepse ua këputi rrugët e krimit dhe korrupsionit, por se kuptoj VV e cila i perkrahie pastaj i kërkonte bashkëqeverisje LDK), dhe pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit përfundimisht u themelua kuvendi me shtylla e pyka? Doli si doli u votua i dëshiruari i te gjithë atyre qe e përkrahën për rrëzimin e Mustafes, pra Kadri Veseli u rizgjodh kryekuvendar (ngase mendon se aty është i pa prekshëm), dhashtë zoti e së paku fjalorin do ta pastroj dhe te shamet ti mbaj për vete. Tani i mbeti radha krijimit të qeverisë mandatar te se cilës edhe pse nuk është kompetencë e tij e paraqiti kryekuvendari (sepse ketë te drejt e ka presidenti i shtetit) pikërisht përkrahësin e tij dhe të etshmin për pushtet Ramush Haradinajn, partner i koalicionit!

Mua vetëm një qashtje po me befason dhe brengosë nuk po mund ta kuptoj; Pas te gjitha pazareve, shantazheve, aferave di e natë për numra përfundimisht këtyre dy figurave iu mbeti detyrë dhe obligim gjithsesi t’iu nënshtrohen pikërisht atyre kundër te cilëve luftuan? Për Kadri Veselin nuk befasohem shumë sepse edhe ashtu qysh moti është deklaruar se kanë patur bashkëpunim “rreth dosjeve” me Serbinë, por befasi për te gjithë është si mundi Ramush Haradinaj të shkel mbi gjakun e vëllezërve të ramë pikërisht nga duart e atyre të cilëve tani po iu nënshtrohen dhe pa bekimin e te cilëve qe e marrin nga Beogradi nuk mund të vendosin as një pikë,por edhe të gjith të ramunve tjerë? Vallë aq e keqe dhe e pa shërueshme qenka lakmia për pushtet qe po i degradojka njerëzit ne atë masë?

Vaj medet nuk do të mund të vdes asnjeri pa u koritur dhe atë ne minutat e fundit të jetës!

Islam Fejzullahu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat