Brukseli i bën thirrje Kosovës të formojë sa më shpejt qeverinë

Aktuale

Brukseli i bën thirrje Kosovës të formojë sa më shpejt qeverinë

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 17:54
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka përshëndetur sot zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe bëri thirrje për formim sa më të shpejtë të qeverisë, e cila, siç thuhet, do të punojë në rrugën e integrimeve evropiane dhe dialogun Prishtinë-Beograd.

“Përshëndesim zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, që është hapi i parë drejt formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të mbajtura në qershor. BE kërkon nga shumica parlamentare të formojë sa më shpejt qeverinë e re, në mënyrë që të punohet në reformat e domosdoshme, të cilat Kosovën do ta çojnë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, ka porositur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat