Krasniqi kërkon që të ndalohet me ligj mbajtja e më shumë se një vendi pune

Aktuale

Krasniqi kërkon që të ndalohet me ligj mbajtja e më shumë se një vendi pune

Nga: A.M. Më: 7 shtator 2017 Në ora: 19:04
Faik Krasniqi

Publicisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë se puna e parë që duhet të bëjë Ramush Haradinaj duhet që të ndalojë  me ligj mbajtjen e më shumë se një vendi pune.

Ai ka shkruar në Facebook se kjo ndalesë me ligj të vlente edhe për politikanët tanë, që janë profesorë në Universitete, sepse  nuk mund të jesh edhe politikan, edhe profesor edhe mjek.

Postimi i plotë:

E para e punës që duhet ta bëjë kryeministri i ardhshëm i Kosovës z.Haradinaj, është që ta ndalojë me ligj mbajtjen e më shumë se një vendi pune. Në ato mijëra vende të uzurpuara nga këta ''supermenë'', do të futeshin në punë me mijëra të papunë. Do të rritej cilësia në Universitetet tona, sepse një profesor universitar nuk do të mund të ligjëronte edhe në ndonjërin nga Universitetet tona publike edhe në ato private. Kjo ndalesë me ligj të vlente edhe për politikanët tanë, që janë profesorë në këto Universitete. Nuk mund të jesh edhe politikan, edhe profesor edhe mjek. E njëjta gjë do të vlente edhe në sektorin e shëndetësisë, dhe dukshëm do të përmisoheshin shërbimet nëpër spitalet tona. Atëherë do të mund të themi se është duke punuar seriozisht. Në rast të kundërt edhe kjo Qeveri nuk do të jetë asgjë tjetër veçse vazhdimësi e Qeverive të mëhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat