Ndryshime në ndarje postesh, PDK-ja prinë me ministri, Haradinaj mbetet veç me 2 ministri

Aktuale

Ndryshime në ndarje postesh, PDK-ja prinë me ministri, Haradinaj mbetet veç me 2 ministri

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 19:34
Nënshkrimi i koalicionit PAN-AKR

Ndarja e posteve ministrore ka ndryshuar përsëri. Nënkryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka treguar se PDK-ja do të ketë 6 ministri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ti ketë dy ministri, AKR-ja do të mbetet me katër, NISMA do të udhëheqë me 3 ministri, Lista Serbe do ti ketë tre ministri ndërsa komunitetet jo serbe do të udhëheqin dy ministri.

Krasniqi ka treguar në InfoBox se PDK-ja do të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë, Financave, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, atë të Drejtësisë, Integrimeve Evropiane dhe një ministri tjetër të cilën nuk e ka përmendur.

Ish-ministri i Bujqësisë, nuk ka mundur të thotë se cilat do të jenë ministritë që do të udhëheqin partnerët e tjerë të koalicionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat