Haziri, koalicionit PANA: Me fat, se ka me ju dashtë shumë bile!

Aktuale

Haziri, koalicionit PANA: Me fat, se ka me ju dashtë shumë bile!

Nga: A.M. Më: 7 shtator 2017 Në ora: 20:44
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se PAN-AKR-Lista Serbe dhe të tjerët zgjodhën kryetarin e Kuvendit, por jo me shumicën shqiptare.

Ai ka shkruar në Faceboo se e keqja e madhe është se disa parti politike vendosën me pi ujë në pus të helmuem.

Postimi i plotë:                                                      

7 Shtatori, çfarë lajmi i madh kur u dëgjua miratimi i Kushtetutës në Kaçanikun e Karadakut të Kosovës. E çfarë lajmi sot kur PAN-AKR-Lista Serbe dhe të tjerët, zgjodhën kryetarin e Kuvendit, por jo me shumicën shqiptare. E keqja e madhe është se disa parti politike vendosën me pi ujë në pus t’helmuem. Koha ka me e dëshmue këtë. Me fat, se ka me ju dashtë shumë bile! LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat