“5 Zv.kryeministra, 21 Ministri, pa përfshi pozicionet e fshehta Radojçiç – Veselinoviç”

Aktuale

“5 Zv.kryeministra, 21 Ministri, pa përfshi pozicionet e fshehta Radojçiç – Veselinoviç”

Nga: B.S Më: 7 shtator 2017 Në ora: 21:16
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar ndarjen e posteve ministrore mes koalicionit PAN, AKR-së dhe Lsitës Serbe.

“5 Zv.Kryeministra, 21 Ministri, ku po behet kjo Qeveri? Sigurishte në Kinë jo, por në Kosoven heroike me 1.8milion banor. Këtu pa përfshi pozicionet e fshehta Radojçiç – Veselinoviç (kuptohet të krimit dhe korrupsionit).  Kjo e keqe duhet të parandalohet, të përdorim të gjitha metodat demokratike, të mos lejojmë që buxheti i Kosovës të shëndërrohet në pare xhepi për këtë kaste grabitqare të ashtuquajtur politike”, ka shkruar Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat