Zyrtari i LDK-së i përgjigjet ashpër Zekës: Po rrejnë si qeni

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i përgjigjet ashpër Zekës: Po rrejnë si qeni

Nga: B.S Më: 7 shtator 2017 Në ora: 22:24
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, anëtari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, i është kundërpërgjigjur deklaratave të deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, i cili gjatë ditës së sotme deklaroi se pas zgjedhjeve lokale do të bëhet një riformatim i qeverisë, e ku pjesë e saj do të bëhet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“I kërkoj falje opinioni publik për nivelin e ulët të shprehjes, por nuk më ka mbet rrugë tjetër pa e thënë troç se të gjithë ata të cilët po deklarojnë ditëve të fundit se LDK do t’i bashkëngjitet PANA(fakës) pas zgjedhjeve lokale po “rrejnë si qeni””, ka shkruar Gecaj , përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat