Mustafa: S’ka koalicion me PDK-në

Aktuale

Mustafa: S’ka koalicion me PDK-në

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 16:19
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa duke komentuar përbërjren e Qeverisë së re ka thënë se është një Qeveri e re që do të varet tërësisht nga Lista Serbe dhe Serbia.

“Është një pozicion që neve nuk na përgjigjet, nuk i ka hije Kosovës dhe nuk i ka hije Qeverisë. Ne jemi marrë vesh ta luajmë rolin e opozitës në interes të Kosovës. Të kota janë thëniet e njerëzve nga PDK ja se ne mund të bëjmë koalicion pas zgjedhjeve lokale me PDK në. Ky koalicion iu siguroj se nuk do të ndodh kurrë. Mund të ndodhin marrëveshje vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale dhe kurrsesi me këto rezultate të zgjedhjeve nacionale dhe me këtë sjellje të PDK- së me rastin e shprehjes  dhe  mosbesimit ndaj qeverisë që ne kemi drejtuar”, tha Mustafa.

Mustafa tha se ky koalicion është bërë mbi bazën e pazareve të ndryshme, mbi bazën e ndërmjetësueseve, sekserëve, ofrimit të Ministrive.

“Kemi të bëjmë me një Qeveri, e cila po ndërtohet në baza krejtësisht të dyshuara sa i përket ligjit dhe për të cilën pastaj do të jetë problem shumë i madh se si do ta realizojë ligjin dhe si do ta qeveris vendin”, tha Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat