Veseli: Largohem nga kreu i Kuvendit, nëse Haradinaj nuk bëhet kryeministër

Aktuale

Veseli: Largohem nga kreu i Kuvendit, nëse Haradinaj nuk bëhet kryeministër

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 16:20
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Kadri Veseli do të heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në rast se mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj, nuk arrin të zgjedhet kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Vet kryeparlamentari Veseli, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se nëse dështon zgjedhja e Haradinajt kryeministër, do të largohet nga posti i kreut të Kuvendit.

Por, ai është shprehur i bindur se “Kosovën nuk do ta udhëheqeë askush tjetër”, përpos koalicionit PAN-AKR-Lista Serbe.

“Kosovën nuk do ta udhëheqë askush tjetër pos nesh. Nuk është mirë me rrit ndikimin e Listës Serbe dikush për poena politikë. Unë nuk do të jem kryetar Kuvendi nëse Ramush Haradinaj nuk është kryeministër”, ka thënë Veseli.

Haradinaj do të propozojë nesër në Kuvend formimin e qeverisë së ardhshme. Senaca është paraparë të fillojë nga ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat